Detaje të reja janë mësuar ditën e sotme për ngjarjen e ndodhur dje në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ku picieri Filip Shehu, 41 vjeç vrau me thikë kolegun e tij kuzhinier, Indrit Ismaillari, 36 vjeç.
Autori u arrestua në flagrancë menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa rezulton se ka qenë i dënuar më parë për zotërim të armëve të ftohta.
Thika me të cilën kreu krimin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërsa deri më tani hetimet kanë zbuluar se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Filip Shehu ka deklaruar në polici se e kishte vrarë kolegun e tij për shkak se e bullizonte vazhdimisht. Debati ka nisur për tasin e proshutës, pra konflikti ka patur si motiv banal mosmarrëveshjen në punë.
Ngjarja shkaktoi frikë dhe napik pasditen e djeshme pasi ndodhi në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit teksa lokali ishte i mbushur me klientë.
Gjithashtu ditën e djeshme pati edhe ngjarje të tjera të rënda. Në Durrës, djali vrau babain me thikë, ndërsa në Berat tjetër vrasje me thikë ndodhi në kalanë e qytetit për shkak të një fotoje me kalë. Nga burgu i Shkodrës u njoftua vetëvrasja e turistit amerikan Brandon Saporito i cili ishte arrestuar 5 muaj më parë për vrasjen e gruas së tij. Versus.al


