AKTUALITET /

“Të hedhim vaj të djegur”, Dumani rrëfen planin e Talo Çelës për të vrarë Erion Alibejn: Më ofroi 300 mijë euro

Ndërkohë Dumani ka zbuluar se vëllezërit Çopja ofronin deri në 2 mln euro për ekzekutimin e Erion Alibejt të njohur si "krymi".

Shkruar nga Versus
“Të hedhim vaj të djegur”, Dumani rrëfen planin e
Erion Alibej dhe Talo Çela

Në dosjen e siguruar nga Versus.al mbi masakrën e Bradasheshit të ndodhur në 2018-ën, dëshmia e të penduarit të dejtësisë Nuredin Dumani ka zbuluar shumë detaje lidhur me planin e mëvonshëm për ekzekutimin e Erion Alibejt.

Dumani ka rrëfyer sesi në vitin 2019 Talo Çela i kishte ofruar 300 mijë euro për të kryer vrasjen e Erion Alibejt në Holandë. Nuredin Dumani zbulon se nuk kishte dijeni për kë person bëhej fjalë, por përshkroi me detaje instruksionet e Talo Çelës për të kryer këtë vrasje duke përdorur fillimisht vaj të djegur makinash që makina e Alibejt të përfundonte jashtë rrugës e më pas ta qëllonin me automatik.

Organizimi i vrasjes së Alibejt në Holandë do të bëhej nga Mikael Qosja “Kel Kamami” i cili ishte porositur nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Por Dumani nuk e pranoi të kryente ngjarjen për shkak se kishte ekspuls nga vendet e BE për tr evite.

" Ne vitin 2019, kohe kur une kisha dale nga burgu ne France dhe ndodhesha ne Shqiperi, takohesha shpesh me Talo Çelen edhe pse ai ishte në kërkim. Gjate diskutimeve Talo më tha: "kemi një punë që duhet ta bëjmë, por na duhet të marrim vaj makinash te djegur qe ta hedhim ne rruge pasi personi që ne do të vrasim ecen shumë shpejt me makine të blinduar. Është shume e vështirë ta eleminosh prandaj duhet fillimisht ta nxjerrim nga rruga duke hedhur në rrugë vaj dhe më pas kur ai ti afrohet zones ku ne do hidhim vajin do e godasim me kamion per ta njerre jasht rruge dhe me pas do ta godasim me automatik deri kur plumbat te futeshin brenda në xham. Une nuk e dija se kush ishte ky person. Kjo nuk u realizua pasi në atë kohe personit që i referoheshin me pseudonimin "krymi" sapo i ishte vrare vellai i tij dhe sipas Talos nuk ndodhej ne Shqipëri por ishte në Holandë. Talo më kërkoi që unë të shkoja në Holandë për te vrarë krymin. Vrasja do të kryhej te nje berberhane vend ku ai shkonte te qethej. Shume qe paguhej ishte 300.000 Euro. Në këtë ngjarje do merrja pjese une dhe nje person tjeter qe do te ngiste motorrin per te cilin Talo nuk më dha detaje se kush është. Organizimi i vrasjes se krymit ne Holande do bëhej nga Kel Kamani i cili e kishte marrë këtë punë nga Franc Çopja dhe Hajdar Çopja. Une nuk e pranova kete pasi ne ate kohe kisha ekspuls nga Europa per tre vite. Une e kam marrë vesh kohe me pas se kush ishte krymi që bëhej fjalë për Erion Alibej."

Pas masakrës së Bradasheshit, Nuredin Dumani i ka treguar vëllait të tij Dashnor Dumani se ishte bërë plani për vrasjen e tyre dhe se do të përdorej një motor “Tmax” të cilin e kishte blerë Besmir Haxhia (i ekzekutuar më vonë nga Dumani).

Dumani dhe Alibej u takuan në një apartament të kushërinjve të Erion Alibejt në katin e shtatë të një pallati në Durrës. Në dosje thuhet se Erion Alibej i ka thënë Dumanit se edhe nëse vëllai i tij ka marrë pjesë në vrasjen e Endrit Alibejt, do ta falte nëse u tregonte informacionet e tjera lidhur me personat që e kishin porositur. Dumani e ka garantuar Erion Alibejn se vëllai i tij ka marrë pjesë në rolin e ndihmësit, pa i specifikuar se çfarë ka bërë konkretisht.

Nga mesazhet e zbardhura, mësohet se një person ishte duke e ruajtur Erion Alibejn për ta ekzekutuar me sniper. Në bisedën që Nuredin Dumani ka zhvilluar me vëllain e tij Dashamir Dumani, i tregon këtij të fundit se grupi i Çopajve, paguajnë 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibejt dhe e pyet nëse ka dijeni për personin që e ruante këtë të fundit me sniper. Në deklarimin e dhënë për autoritetet, Nuredin Dumani ka rrëfyer se pas vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës, grupi kundërshtar i Erion Alibejt, pra Çopajt kishin bërë një mbledhje në orën 11:00.

Nga mesazhet e zbardhura, mësohet gjithashtu se një person ishte duke e ruajtur Erion Alibejn për ta ekzekutuar me sniper. Në bisedën që Nuredin Dumani ka zhvilluar me vëllain e tij Dashamir Dumani, i tregon këtij të fundit se grupi i Çopajve, paguajnë 2 mln euro për vrasjen e Erion Alibejt dhe e pyet nëse ka dijeni për personin që e ruante këtë të fundit me sniper.

Sipas bisedave të zbardhura në grupin e mesazheve të deskriptuara në Sky Ecc rezulton se Mikael Qosja ka luajtur rolin e informatorit duke kontaktuar të shumëkërkuarin Talo Çela dhe më pas ky i fundit ka organizuar grupin e tij të vrasësve me pagesë për të kryer masakrën e Bradasheshit në 29 dhjetor të vitit 2018 ku mbetën të vrarë, Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay, të tre udhëtonin me automjetin tip ‘Range Rover’ në autostradën Tiranë-Elbasan. Vetë Franc Çopja, një prej vëllezërve që porositën vrasjen e Endrit Alibejt, në një prej bisedave të bëra prej tij në aplikacionin "Sky ecc", zbulonte sesi pas vrasjes kishte shkuar në varrimin e Endrit Alibejt dhe kishte lënë edhe 50 euro për qokë. Versus.al

Poll