Fier- Mbrëmjen e djeshme pati të shtëna me armë zjarri brenda një qendre tregtare në qytet.
Mësohet se shkak për të shtënat është bërë një konflikt për motive banale mes dy personave brenda një lokali të qendrës tregtare.
Policia ka shpallur në kërkim personat e përfshirë në konflikt, Romeo Çako, dhe Mariglen Sinaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen 8 shkurti dhe ka qenë Romeo Çako ai i cili ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Pas ngjarjes të dy janë larguar në drejtime të ndryshme. Versus.al
