Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në një lokal në lagjen nr 15, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Sipas informacioneve mësohet se pas një sherri banal midis dy personave brenda ambienteve të lokalit, njëri ka qëlluar në ajër me një armë, e cila mendohet se ka qenë e llojit 'Shotgun'.
Ambienti ku ka ndodhur ngjarja funksionon si bar-kafe dhe si bilardo.
Të shtënat kanë vazhduar edhe jashtë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.







