AKTUALITET /

Temperatura -15 gradë! Si paraqitet situata në Dibër, pezullohet mësimi në 60% të shkollave

Në disa prej fshatrave të qarkut, lartësia e dëborës arrin deri në 1 metër.

Shkruar nga Versus

Temperatura -15 gradë! Si paraqitet situata në Dibër, pezullohet

Dibër- Reshjet e dëborës kanë krijuar një situatë të vështirë në qarkun e verilindjes së vendit. në Bulqizë, reshjet kanë ndaluar, por temperaturat shënojnë deri në -15 gradë.

Ndërsa 60% e fshatrave të qarkut të Dibrës, vijojnë të jenë të bllokuar pasi në disa prej tyre lartësia e dëborës arrin deri në 1 metër, konkretisht në Lurë, Selishtë, Kalajae Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.

Kjo situatë ka sjellë pezullim të mësimit në 60% të shkollave të Dibrës. Në disa segmente rrugore si rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë, duhet të përdoren zinxhirët për qarkullimin e mjeteve.

Aktualisht po punohet me hedhjen e kripës dhe hapjen e rrugës, ndërkohë që Rruga e Arbrit është e hapur për qarkullim që prej orëve të para të mëgjesit të sotëm. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: