
Gjykata ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 71-vjeçarin që tentoi të abuzonte seksualisht më një 9-vjeçare në fshatin Sheqeras në Maliq.
Pëllumb Lamçe doli para gjykatës në orën 11:00 të paradites së sotme, nga ku iu komunikua edhe masa e sigurisë.
Ai do të vuajë dënimin për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur, mbetur në tentativë”.
Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, Pëllumb Lamçe ka shfaqur probleme në të folur. Fillimisht ai ka mohuar akuzat dhe më pas e ka devijuar bisedën në një tjetër kënd, në atë të pronave.
Mbrojtja e të pandehurit, i përfaqësuar nga avokat i vendosur kryesisht, kërkoi një masë më të butë sigurie për 71-vjeçarin, ndonëse ende nuk dihet nëse ai ka me të vërtetë probleme të shëndetit mendor apo sjellja e tij ishte gjatë seancës ishte e qëllimshme.
Rasti i rëndë ka ndodhur në një kënd lojërash pranë shkollës së vajzës, tre ditë më parë, ku ka qenë një banore e zonës ajo që ka ndërhyrë për të shpëtuar të miturën.
Më pas babai i 9-vjeçares bëri denoncimin në polici./ Versus.al







