
Greqi- Policia ka arrestuar në Athinë 39 vjeçarin Deni alias Denis Meçolli, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për një plagosje me thikë të ndodhur në Korçë.
Ndaj Meçollit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nën dyshimin se plagosi me thikë Ergys Shtyllën. 39 vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasja me dashje e mbetur në tentativë”.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës më 4 shkurt kur Meçolli goditi me thikë Shtyllën. Në dëshminë që ky i fundit dha për policinë tha se konflikti kishte nisur për shkak të shitjes së një makine.
Pas arrestimit në Greqi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e 39 vjeçarit drejt Shqipërisë. Versus.al







