AKTUALITET /

Tentuan të kalojnë 7 kg drogë në Portin e Durrësit, publikohen fotot e dy kushërinjve nga Tropoja

Këta janë dy kushërinjtë nga Tropoja të cilët u kapën në furgonin ku u gjetën 7 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Shkruar nga Versus
Tentuan të kalojnë 7 kg drogë në Portin e Durrësit,
Të arrestuarit, Arjan Doçi dhe Mentor Çuni

Durrës- Personat që shihni në foto janë Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, dy kushërinjtë e arrestuar nga policia e Durrësit pas kapjes së ngarkesës prej 7 kilogramësh kokainë brenda një furgoni mallrash në portin e qytetit.

Arjan Doçi, ishte shofer i furgonit me targa angleze që transportonte mallra nga Anglia drejt Italisë dhe Shqipërisë. Ndërsa Mentor Çuni ndodhej me të në furgon në momentin kur u gjet sasia e drogës.

Policia vijon hetimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.

Poll