AKTUALITET /

"Tradhtar", shqiptari nga diaspora denoncon policin: Po bën foto për të na gjobitur më pas

Efektivi i ka kërkuar qytetarit që të vijojë me qarkullimin ndërkohë që mbante telefonin në dorë.

Shkruar nga Versus

"Tradhtar", shqiptari nga diaspora denoncon policin: Po bën foto

Njëri prej shqiptarëve të diasporës ka filmuar një prej policëve teksa hynin në pikën kufitare të Muriqanit. Në videon e publikuar, qytetaroi pretendon se polici po filmonte makinat e shqiptarëve të diasporës me qëllim që më pas t’i gjobiste siç ndodhi herën e kaluar me emigrantët që erdhën për protestën e 20 qershorit.

“Po bëni foto, po bëni video për të na gjobitur? Tradhtar”- shprehet qytetari në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Ndërsa polici i kërkon që të vijojë me qarkullimin. Në rrugë shihen qindra automjete që presin në radhë për t’u nisur drejt Tiranës për protestën kombëtare të thirrur ditën e sotme. Versus.al

 

Poll