Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në Shkodër, ku një fëmijë 3 vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mekët dyshojnë për një intoksikacion të rëndë nga ilaçi kundër minjve.
Sipas informacioneve paraprake, prindërit e dy fëmijëve kishin kryer spërkatjen e një magazine me këtë substancë toksike, ndërsa kishin me vete edhe fëmijët.
Unifomrat e bardha dyshojnë se të miturit mund të kenë thithur ose kanë pasur kontakt me helmin, duke shkaktuar simptoma të rënda që çuan në tragjedinë fatale. Megjithatë Spitali Rajonal i Shkodrës thotë se pavarësisht këmbënguljes për të obsvervuar më gjatë fëmijët prindërit i kanë kthyer ata në shtëpi.
Të nesërmen, me përkeqësimin e gjendjes, 3 vjeçari ka mbërritur në Urgjencë në gjendje të rëndë dhe nuk ka arritur të mbijetojë, ndërsa motra 7 vjeçare është dërguar në QSUT.
Pritet që ekspertiza mjeko ligjore të hedhë dritë për shkakun e humbjes së jetës së 3 vjeçarit. /Versus.al/







