AKTUALITET /

Tronditëse në Fier, djali i vë flakën shtëpisë dhe mbyll brenda 2 prindërit! Më herët i kishte dhunuar (Emri+Foto)

Sipas policisë, 42 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe më parë ka tentuar t'i vendosë zjarrin një lokali në zonën ku jetonte.

Shkruar nga Versus
Tronditëse në Fier, djali i vë flakën shtëpisë dhe
Apartamenti që u përfshi nga flakët dhe autori, Altjon Sulejmanaj

Fier- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 tetori” ku një 42 vjeçar i identifikuar si Altjon Sulejmanaj ka tentuar të vrasë dy prindërit e tij duke i mbyllur në banesën të cilës i vuri flakën.

Sulejmanaj është arrestuar nga policia e cila ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes.

42 vjeçari i ka vënë flakën banesës ku jetonte bashkë me prindërit dhe më pas u ka mbyllur dyert që ata të mos kishin mundësi të dilnin jashtë. Më pas është larguar nga banesa.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikëve dhe forcave të policisë, u bë i mundur shpëtimi i dy të moshuarve të cilët fatmirësisht tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Djali i tyre raportohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, Altjon Sulejmanaj, ka ushtruar edhe më herët dhunë ndaj prindërve të tij. Ndërsa ishte arrestuar edhe 2 vite më parë për tentativë zjarrvënie në një lokal të zonës ku banonte. Fqinjët të cilët ndihmuan në shpëtimin e të moshuarve, thanë për mediat se djali i tyre ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa e ëma e tij është nxjerrë me barelë nga banesa, pasi prej 40 vitesh është në gjendje të paralizuar. 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë, "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: