POLITIKË /

Rama zgjedh flamingon si simbol për 62-vjetorin, falënderon ata që e uruan për ditëlindje, por edhe "sharësit": Më kujtojnë se nuk po jetoj kot!

Shkruar nga Versus
Rama zgjedh flamingon si simbol për 62-vjetorin, falënderon ata
Foto e marre nga FB i kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, i cili feston sot 62-vjetorin e lindjes, ka falënderuar qytetarët për urimet e shumta që ka marrë me rastin e ditëlindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se i ka qenë e pamundur t'u përgjigjet të gjitha mesazheve dhe telefonatave, ndaj zgjodhi t'i falënderojë publikisht.

"Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t'u përgjigjem të gjithave e prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon", shkruan ai.

Në fund të mesazhit, kreu i qeverisë iu referua me ironi edhe kritikëve të tij.

"Faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot", shprehet Rama.

 

Tags:

edi rama

Poll