
Një postim i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ka vendosur në qendër të vëmendjes deputeten e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Zamira Sinaj.
Sipas pretendimeve të publikuara nga faqja "Lolita", një qytetar i kishte dërguar deputetes një mesazh kritik në rrjetet sociale.
Më pas, sipas të njëjtit postim, Sinaj dyshohet se i ka dërguar atij në bisedë private një fotografi të fëmijës së tij, veprim që është interpretuar nga autori i postimit si kërcënues.
Ngjarja ka ngjallur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat se si është siguruar fotografia dhe për çfarë arsye është dërguar.
Deputetja Zamira Sinaj nuk ka reaguar publikisht për këto pretendime./Versus.al

