AKTUALITET /

Tronditet sërish lagjia "Tepe" në Shkodër, një tjetër polici i vënë tritol në derën e shtëpisë

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh ku një polici në këtë lagje i vendoset lëndë plasëse "tritol" në banesë.

Shkruar nga Versus

Tronditet sërish lagjia "Tepe" në Shkodër, një

Shkodër- Një tjetër rast tritoli në banesën e një polici është shënuar në lagjen "Tepe" rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së oficerit V.Zh. Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që ndodh një shpërthim me tritol ndaj një efektivi policie në këtë lagje. Në qershor, pati një shpërthim në banesën e efektivit Kastriot Islamaj i cili deklaroi se nuk kishte konflikte me askënd dhe se besonte se ngjarja lidhej me detyrën e tij. 

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rasteve, autorët e të cilave nuk janë identifikuar ende. Versus.al

Poll