Mediat italiane kanë publikuar foton e 19 vjeçarit italian, Nicola Iorio që u aksidentua për vdekje nga kunati i tij në plazhin e Velipojës.
Ottavio Corvino, kryebashkiak i Casal di Principe, qyteti në zonën e Caserta ku jetonte i riu, kujtoi 19-vjeçarin me një postim ngushëllimi në Facebook:
Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh mësoj vdekjen tragjike të të riut Nicola Iorio, një nga bashkëqytetarët tanë vetëm 19 vjeç. Nicola ka mbetur viktimë e një aksidenti të tmerrshëm në ujërat e Velipojës, në Shqipëri, gjatë asaj që supozohej të ishte një festë e shkujdesur. Lajmi tronditi thellësisht komunitetin tonë. Në këtë moment dhimbjeje të madhe, dua t'i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Nikollës. Mendimet e mia shkojnë për ta dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e donin. Si kryetar bashkie, vihem në dispozicion për të ofruar çdo lloj mbështetje për familjen në këtë moment të vështirë. Komuniteti ynë është i bashkuar në pikëllim dhe i gatshëm për të mbështetur këdo që ka nevojë.

Si ndodhi ngjarja:
Dy mjetet lundruese që drejtoheshin nga 19 vjeçari italian dhe kunati i tij u përplasën ditën e djeshme në plazhin e Velipojës rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë.
Shkak dyshohet se u bënë manovrat e gabuara.
19 vjeçari humbi jetën në spitalin e Shkodrës pas plagëve të marrë nga përplasja ndërsa Policia ka arrestuar kunatin e viktimës , 20 vjeçarin, Salvadore di Tella./ Versus.al







