
Hetimet e deritanishme për vrasjen e të riut 20 vjeçar Paulin Preka në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin ‘Guci e Re”, deri më tani nuk kanë çuar në dyshime për një autor të caktuar.
Mësohet se policia ka shoqëruar 20 persona të cilët do të merren në pyetje mbi ngjarjen e rëndë. Ende nuk ka një pistë të qartë për shkaqet që mund të kenë sjellë ekzekutimin e Prekës.
Trupi i pajetë i të riut, u gjet nga familjarët e tij të cilët menjëherë lajmëruan policinë. Nga mbikëqyrja u konstatuan 6 plagë me armë zjarri, ndërsa në vendngjarje nuk është gjetur arma me të cilën është kryer krimi. Familjarët e telefonuan të riun për të ngrënë drekën, por pasi nuk patën përgjigjie, shkuan në banesë ku e gjetën të vrarë në oborr. Versus.al







