AKTUALITET /

U mbyt në liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistë, gjendet pas 3 ditësh trupi i pajetë i kapitenit Anamali

Shkruar nga Versus

U mbyt në liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistë, gjendet

Tre ditë pasi u mbyt në liqenin e Shkodrës, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijeve turistike Arben Anamali. 

51 vjeçari humbi jetën pasi ndërhyri për të shpëtuar dy turistë izraelitë të cilët gjendeshin në vështirësi. Pas ndërhyrjes së tij, turistët arritën të dilnin në breg, por Anamali nuk u kthye më. 

Ditën e djeshme u zbulua dinamika e ngjarjes, ku u mësua se viktima u kishte bërë thirrje turistëve që të mos futeshin në ujë për të notuar, por thirrjet e tij nuk u dëgjuan. Pak minuta pasi ishin hedhur, turistët kërkuan ndihmë pasi era i kishte larguar 50 metra nga anija. 

Anamali u nderua nga bashkia e Shkodrës për aktin heroik që kreu duke dhënë jetën vetëm për të shpëtuar dy turistët e huaj që gjendeshin në vështirësi. Versus.al

Poll