AKTUALITET /

‘’U përleshëm për 1 orë’’, autori pranon se vrau fqinjin e moshuar: Më kishte borxh 200 mijë lekë

Shkruar nga Versus
‘’U përleshëm për 1 orë’’, autori
Thika me të cilën kreu krimin

Durrës- Fatjon Janina, 39 vjeçari që vrau me thikë e çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina, ka pranuar krimin e rëndë gjatë deklaratës në polici.

Ai deklaroi se kishte shkuar në shtëpinë e fqinjit pasi i moshuari i kishte 200 mijë lekë borxh. Madje ai ka pretenduar edhe se 82 vjeçari i ndjerë ka tentuar ta godasë me çekiç. Sipas autorit, ngjarjen e rëndë e ka kryer pas ofendimeve të vazhdueshme të viktimës.

“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje që po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë  banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që më ke se më duhen lekët për vitin e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë.

Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në tokë. Më pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme të tij me çelës. Shkova në shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë”, tha 39 vjeçari Fatjon Janina.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë pasdites së djeshme në lagjen nr.16 në Durrës. Janina ka shkuar në banesën e të moshuarit, ndërsa më herët kishte raportime se autori mund ta ketë kryer krimin edhe për shkak se i moshuari mund të mos ketë pranuar t’i jepte para borxh. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll