
Gjykata ka caktuar “arrest me burg” për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, dy të shpallur në kërkim për masakrën e Dobraçit, të cilët tre ditë më parë u vetëdorëzuan në polici për shkak të dhunës që kishin ushtruar ndaj një 62 vjeçari për parkimin.
Avokati Sokol Tahiraj e konsideroi të panevojshme masën e sigurisë duke argumentuar se dy klientët e tij akuzohen vetëm për sherrin lidhur me parkimin e makinës dhe se nuk ka asnjë provë që i përfshin në masakrën e Dobraçit.
Të rinjtë ishin shpallur në kërkim si persona për t’u marrë në pyetje për masakrën e Dobraçit dhe jo si të akuzuar.
Dhunimi i 62 vjeçarit
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershorin e vitit të kaluar. Shkak për dhunimin e Vladimir Bruçit me sende të forta ishte një sherr për një vendparkim. Për ngjarjen në pranga përfundoi Edmond Sakicaj, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi.
Masakra e Dobraçit
Atentati ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën 'Shkodër - Koplik' në zonën e Dobraçit. Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë. Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Gruaja humbi jetën në vend ndërsa bashkëshorti Bashkimi humbi jetën pak ditë më pas. Versus.al







