AKTUALITET /

U vra në 2020-ën, prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e 2.5 mln euro pasuri të biznesmenit Ndue Gjergji

Biznesmeni Ndue Gjergji rezulton të ketë qenë hetuar më parë në Holandë dhe të ketë qenë i arrestuar në Itali për drogë.

Shkruar nga Versus
U vra në 2020-ën, prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e
Foto: Prokuroria e Tiranës, biznesmeni i ndjerë Ndue Gjergji

Tiranë- Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar konfiskrimin e 2.5 milionë eurove pasuri të biznesmenit Ndue Gjergji i cili u vra gjatë një atentati me armë zjarri të ndodhur në 2020-ën në Laç nga disa persona të maskuar me uniforma policie. 

Sipas hetimeve të prokurorisë, Ndue Gjergji rezulton të ketë qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të pastrimit të parave dhe më pas është arrestuar dhe dënuar në Itali për drogë. Dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme nën emrin e Gjergjit dhe familjarëve të tij, janë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Organi i akuzës kërkon që 6 garazhe, 6 apartamente dhe 1 dyqan të kalojnë në pronësi të shtetit, konkretisht:

1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2; 

3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;

5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;

6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;

7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;

8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;

9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;

10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;

11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;

12. Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe

13. Apartament me sipërfaqe 99.70 m2.

Vrasja e biznesmenit

Ndue Gjergji i cili përdorte edhe emrin Paulin Marku, ndodhej në një lokal në zonën e Laçit mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me shtetasin Bujar Hasani i njohur edhe me mbiemrin Lika, kur u ekzekutuan me 5 plumba. Kamerat e sigurisë fiksuan katër autorët, të maskuar dhe të veshur si police të cilët kanë lëvizur me një makinë tip 'Golf 5', ndërsa ende nuk ka autorët të arrestuar apo dënuar për këtë ngjarje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: