
Qytetarë nga Tirana dhe zona të tjera të vendit janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të ditës së 21-të të protestës, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë.
Protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, të cilët me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj kërkesave të protestuesve. Në një prej pankartave shfaqej mesazhi: “Dorëheqje deri nesër ose do të ketë revolucion me dhunë”.
Pas mbërritjes para Kryeministrisë, pjesëmarrësit pritet të mbajnë fjalime dhe më pas të vijojnë marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit./Versus.al


