
Detaje të reja janë zbardhur nga komunikata e policisë lidhur me shpalljen në kërkim ndërkombëtar të një prej ekzekutorëve të Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024.
Flodian Plaku që përdorte edhe mbiemrat Serjani e Mamo, i njohur ndryshe me pseudonimin “Pole Qorri”, dyshohet se fshihet në Dubai nga ku u dha edhe urdhri për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtjas që u kthye në një ndër personazhet kryesorë të botës së krimit në Fushë Krujë.
Policia ka ushtruar kontroll në disa vende të Vlorës si dhe në banesën e Plakut për të bërë të mundur arrestimin e tij, por nuk është gjetur asgjë. Hetimet për ngjarjen po vijojnë edhe në Dubai. 41 vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për “krime kundër personit”. Po ashtu ai njihet edhe si pjesëtar i grupeve kriminale që veprojnë në Vlorë. Versus.al







