AKTUALITET /

Vëllezërit Durim dhe Valter Bami ndalohen në Dubai/ Për çfarë akuzohen të fortit e Niklës në Shqipëri

Vëllezërit Durim e Valter Bami janë shoqëruar nga autoritetet policore të Dubait. Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare, ndërsa aktualisht Dubai nuk ka njoftuar autoritetet tona në mënyrë zyrtare.

Shkruar nga B.SH

Vëllezërit Durim dhe Valter Bami ndalohen në Dubai/ Për

Autoritetet e Dubait kanë ndaluar pak më parë Durim dhe Valter Bamin, për llogari të SPAK në kuadër të operacionit të pak javëve më parë kundër bosëve të krimit. Nga të dy, emër mjaft i njohur është Durim Bami.

Vëllezërit Bami aktualisht janë të shoqëruar nga autoritetet e Dubait.

Ndërkohë, Policia Shqiptare është në komunikim me homologët në Dubai dhe u ka dërguar gjurmët e gishtërinjve të Durim e Valter Bamit si dhe akuzat për të cilat ata kërkohen nga autoritetet e vendit tonë.

Vëllezërit Bami fshihen prej disa kohësh në Dubai dhe janë persona të shpallur në kërkim me urdhër-arresti nga SPAK.

Sipas dosjes së SPAK, Durim Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin, si dhe rezultonte i përfshirë në kultivimin e kanabisit në Tapizë të Niklës.

Nga ana tjetër, po sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Durim dhe Valter Bami ishin në ndjekje nga 16 persona të tjerë të cilët kërkonin për t’i vrarë.

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i forti” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare.

Në 2015 Banit i kanë vënë ekspoliz në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime.

Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,  kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Pas arrestimit ai tha se  ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më  4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami u hetua edhe si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën.

Policia e di që Durim Bami është “shef kuadri dhe bankier” i bandës së Niklës, ku bën pjesë edhe fisi Rraja por e la të arratiset. Bami i Tom Doshit, pasurohet me të ardhura nga “biznesi” që bënë me kobure, dinamit, kërcënime, trafiqe, gjobvënie, plaçkitje pasurish dhe si bosi i vrasjeve me pagesë. Enver Stafuka ishte pjesëtar i bandës së Niklës, me shef Durim Bamin.

Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, Fushë-Kuqja nuk ka qenë bazë e vetëm Ervis Martinajt, por edhe e Durim Bamit. Ky personazh kishte nën patronazh një grup qitësish nga zona e Fushë-Kuqes e deri në Nikël të cilët i trajnonte në një moshë fare të re.

 

 

Poll