Rrjetet sociale dhe mania për të tërhequr në to sa më shumë shikues, shpesh herë sjell edhe ngjarje që mund të përfundojnë edhe në tragjedi.
Diçka e ngjashme ka qenë edhe përpjekja e TikTok-eres së njohur Hati e cila reklamon luksin nëpër rrjetet e saj sociale. Së fundmi, ajo ka shkelur normat e shpejtësisë së lejuar teksa qarkullonte me makinë vetëm e vetëm që videon ta postonte me mburrje në rrjetet sociale.
Por këtë herë, policia ka rezultuar në vendngjarje, duke bërë ndalimin e saj në automjetin tip “Porsche”. Për të u vendos heqje patente si dhe gjobë, po ashtu edhe për bashkëshortin e saj Jashar Stojku. 20 mijë lekë të reja ka qenë gjoba e vendosur për të renë të cilës i ndalohet të drejtojë automjete me motor të tillë për shkak se sapo kishte marrë patentën.
Hatixhe Brika e njohur si "Hati", është një personazh shumë i ndjekur nga të rinjtë nëpër rrjetet sociale, ku ajo reklamon edhe jetesën e saj të rrethuar nga "luksi". Versus.al







