Një magazinë e vjetër e braktisur është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Lavand të Bashkisë Mallakastër, pranë ish KPTHN Ballsh.
Sipas informacioneve në magazinë kishte mbetje me fuçi vaji dhe solari.
Lajmi konfirmohet gjithashtu nga shërbimet zjarrfikëse si dhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj i cili ka pohuar se në magazinë ka pasur materiale të ndryshme.
Magazina është në pronësi të dy personave, një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari, por që e kanë braktisur prej disa muajsh.
Veç mjeteve zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër në terren ka shkuar edhe një automjet zjarrfikës i kompanisë “Albpetrol” me qëllim fikjen me lëndë të posaçme zjarrfikës, pasi me ujë nuk mund të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.
Pranë magazinës ndodhet një banesë dhe një fabrikë eprodhimit të vajit të ullirit, por zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri që të mos marrë zjarr./Versus.al







