AKTUALITET /

VIDEO/ Në kërkim të 2 personave me rrezikshmëri të lartë, RENEA aksion gjatë natës në Vlorë

Ky operacion kishte në fokus personat e shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Në kërkim të 2 personave me rrezikshmëri të

Një aksion i befasishëm i forcave speciale RENEA është organizuar në Vlorë gjatë natës në zonën e Ujit të Ftohtë.

Por ajo që bën më shumë përshtypje ishte fakti se policia e Vlorës nuk ishte në dijeni për operacionin pasi nuk ishte lajmëruar nga RENEA.

Burime bëjnë me dije se arsyeja e këtij kontrolli kaq të befasishëm të RENEA-s në këtë zonë por dhe në një hotel në Lungomare ishte pasi kishte informacione se aty ndodheshin 2 persona me rrezikshmëri të lartë dhe të shumëkërkuar nga drejtësia.

Në kohën kur RENEA po kryente kontrollet nuk ka lejuar lëvizjen e asnjë makine gjithashtu aty present ishte dhe një ambulancë./Versus.al

 

Poll