AKTUALITET /

VIDEO / Pas 4 orëve arrati, RENEA arreston autorin e plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe! Zbardhet shkaku i ngjarjes

Dyshohet se prishja e pazareve të drogës është bërë shkak për konfliktin në Malësi të Madhe që ka degraduar deri në përdorimin e armës.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Pas 4 orëve arrati, RENEA arreston autorin e plagosjes së

Shkodër- Rreth 4 orë ka zgjatur arratia e Lul Rakajt në Malësi të Madhe pasi plagosi me armë zjarri Besmir Cofin dhe Avenir Hasanajn para hyrjes së një lokali.


Arrestimi i autorit është bërë i mundur nga forcat speciale RENEA të cilat u nisën në dy ekipe për në Malësi të Madhe pas lajmit se autori ishte arratisur nga vendngjarja duke marrë me vete edhe armën e zjarrit tip “pistoletë”.



Dyshohet se shkak për degradimin e konfliktit deri në përdorimin e armës, ka qenë prishja e pazareve të drogës. Ndërkohë dy të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme në spitalin rajonal të Shkodrës.

Mësohet se Rakaj është person me precedentë të mëparshëm penalë pasi 13 vite më parë vrau Kolë Mushkun për hakmarrje pasi i kishte vrarë të atin. Versus.al

Poll