
Një magazinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugën kryesore, Tiranë-Durrës.
Magazina që shërben si fabrikë këpucësh gjendet pranë Vorës, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën përreth ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ku situata duket të jetë nën kontroll.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit. Versus.al







