
Një autobus i linjës Tiranë–Kamëz u përfshi nga flakët paraditen e sotme (7 korrik), duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Zjarri ka nisur në pjesën e motorit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Shoferi, fatorinoja dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë nga autobusi, duke shmangur çdo rrezik për jetën.
Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit e Kamzës, të cilët arritën të shuajnë flakët. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit, ndërsa dyshimet e para flasin për një defekt teknik./Versus.al
View this post on Instagram







