Nisi në fushë e mbaroi në mal arratia e Lul Rakës. Policia e Shtetit ka bërë publike videon e momentit të arrestimit, ku i riu vihet në pranga nga forcat special të RENEA-s dhe operacioni shihet të drejtohet nga kryepolici i Shkodrës Edmond Sulaj. Në momentin e arrestimit në makinë mësohet se ka qenë dhe një femër.
Pas 3 orësh arrati u ul Rakajt, pasi qëlloi me armë mbi Besmir Cofin dhe Avenir Hasanajn në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.
Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku shtetasi Lul Raka, tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit Besmir Cofi, dhe Avenir Hasanaj, të cilët mbetën të plagosur. Më pas shtetasi Lul Rakaj, u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e zjarrit.
"Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe dy grupe të Forcave Speciale Renea, për të bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorit. " - thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar.
Pas afro tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej.
Shtetasi Lul Raka, nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me rreshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën Rakaj dyshohet se e ka fshehur kur ka parë Forcat Speciale Renea që e kishin rrethuar.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.







