
Gjatë protestës së zhvilluar sot në Theth kundër urdhrit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje, një gruaje i ka rënë të fikët.
Incidenti ndodhi teksa banorët po kundërshtonin vendimin për shembjet, ndërsa tensionet me forcat e IKMT-së dhe policinë vijojnë të jenë të pranishme.
Gruaja u ndihmua menjëherë nga bashkëprotestuesit, por jo nga policët të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, protesta e banorëve të zonës vazhdon mes përplasjeve mes policisë dhe IKMT-së ndaj vendimit të autoriteteve./Versus.al
View this post on Instagram







