AKTUALITET /

VIDEO/ Tha se i nderprenë rrugën por e 'tradhtuan' kamerat. Arrestohet shoferi i aksidentit me 5 persona në Klos

Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, 55 vjeçari Ajet Lila pasi shkaktoi aksidentit mesditën e djeshme, në bypass-in e Rrugës së Arbrit. 

Shkruar nga B.SH
VIDEO/ Tha se i nderprenë rrugën por e 'tradhtuan' kamerat.
Pamje nga aksidenti në Klos

Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, 55 vjeçari Ajet Lila pasi shkaktoi aksidentit mesditën e djeshme, në bypass-in e Rrugës së Arbrit. 

Lila është vënë në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Ai ka deklaruar para uniformave blu se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident.

Por nga pamjet e marra nga vendi i ngjarjes mësohet se 55 vjeçari ka dhënë dëshmi të rreme para uniformave blu, dëshmi e cila çoi në arrestimin e tij. 

Dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, furgoni që drejtonte 55-vjeçari ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet.

Njëri nga të dëmtuarët vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar për në banesat e tyre.

Poll