AKTUALITET /

VIDEO/ Tritol lokalit në Velipojë, arrestohet nipi i të fortit të Shkodrës, tradhëtohet nga kamerat, EMRI

28 vjeçari Erison Gjoka nipi i Gjon Gjekës ka ra në pranga pasi akuzohet si një nga autorët e vendosjes së eksplozivit në një lokal në Velipojë.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Tritol lokalit në Velipojë, arrestohet nipi i të fortit

Një 28 vjeçar ka ra në pranga pasi akuzohet si një nga autorët e vendosjes së eksplozivit në një lokal në Velipojë.

Erison Gjeka e cili rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës ë bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të shtetasit A. D., duke shkaktuar dëme materiale.

Mësohet gjithashtu se i arrestuari Erison Gjeka është nip i Gjon Gjekës i njohur si i forti i trazirave të vitit 1997-98. 

VIDEO/ Tritol lokalit në Velipojë, arrestohet nipi i të fortit
Gjon Gjeka

Kujtojmë se Erison Gjeka është plagosur me armë katër vite më parë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë

Si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Rrjoll, ku iu vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të shtetasit A. D..

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.

28-vjeçari i arrestuar, me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë.

Gjithashtu, bënë të mundur identifikimi, kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Gj., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 28-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të shtetasit A. D., duke shkatuar dëme materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për identifikimin e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, si dhe të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

 

Poll