Një aksident i rëndë automobilistik i ma marrë jetën një çifti shqiptarësh në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria - Selanik, pranë Kouloura Imathias.
Furgoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjecari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjecari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjecare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.
Mësohet se dy viktimat janë prindërit e Alban Bushit, ish-sulmuesit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, aktualisht trajner i Kombëtares U-21.