AKTUALITET /

VIDEO/ Vrasja në Postribë flet babai i viktimës: Djali im s'kishte probleme me persona të tjerë

Babai i viktimës, Fatmir Mataj, thotë se nuk e di arsyen e vrasjes dhe se djali i tij nuk ka patur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Vrasja në Postribë flet babai i viktimës: Djali im
Babai i viktimës Fatmir Mataj

Shkodra u trondit këtë mëngjes nga një ngjarje tragjike, ku një vrasje me armë zjarri ndodhi në fshatin Dragoç. 33-vjeçari Ramazan Mataj u gjet i pajetë brenda automjetit të tij nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet për rastin e rëndë.

Babai i viktimës, Fatmir Mataj, thotë se nuk e di arsyen e vrasjes dhe se djali i tij nuk ka patur asnjë problem apo konflikt me persona të tjerë.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shume vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik. Në orën 22:00 kam folur për herë të fundit me djalin dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur dhe kërkojmë të zbardhet ngjarja”. është shprehur babai i viktimës. /Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

Poll