AKTUALITET /

Vr*u bashkëatdhetarin e tij për një vend parkimi, kapet shqiptari në Londër! Pritet ekstradimi

Shkruar nga Versus

Vr*u bashkëatdhetarin e tij për një vend parkimi, kapet shqiptari

Xhemajl Nuhiu, 47 vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim nga prokuroria e Kosovës është arrestuar së fundmi në Angli. Nuhiu akuzohet se më 11 gusht të këtij viti ka vrarë me plumb në kokë bashkëatdhetarin e tij Muhamet Matoshin në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Pas arrestimit të Nuhiut, ai ka dalë para gjykatës së Londrës ku është vendosur ekstradimi i tij drejt Kosovës.  I pandehuri do të dalë përsëri përpara së njëjtës gjykatë më datë 31 tetor po qëndron në paraburgim. Ende nuk dihen rrethanat se si ai u arratis, pas krimit nga territori Kosovës për të mbërritur në Britaninë e Madhe.

Gjate gushtit mediat kosovare raportonin: “Njësia e Hetimeve të Përgjithshme, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për të ofruar informacione që do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Hajvali. I dyshuari XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU është në arrati.”  

Muhamet Matoshi dhe Xhemajl Nuhiu, rreth orës 21:40 të 11 gushtit u konfliktuan me njëri-tjetrin për një vend parkimi. Versus.al

Poll