AKTUALITET /

Xoxa shpenzoi 867 mln lekë për bizhuteri dhe veshje/ Skema që Veliaj dhe bashkëshortja e tij ngritën për t'u pasuruar duke përvetësuar fondet publike

Kryebashkiaku i Tiranës ka nënshkruar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si dhe leje ndërtimi tek disa subjekte tregtare të lidhura ngushtë më të.

Shkruar nga Versus
Xoxa shpenzoi 867 mln lekë për bizhuteri dhe veshje/ Skema që
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Kryebashkiaku Erion Veliaj është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK. Veliaj së bashku më bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në nëntë raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Sipas njoftimit të SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë ideuar, krijuar dhe kanë vënë në funksionim një mekanizëm që ka bërë të mundur marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat buronin nga fondet publike të bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës ka nënshkruar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si dhe leje ndërtimi tek disa subjekte tregtare të lidhura ngushtë më të. Këto fonde më pas kanë përfunduar tek disa organizata joftimiprurëse shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij.

Përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, të cilat kontrolloheshin nga Ajola Xoxa dhe edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me Veliajn kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.

Gjithashtu janë siguruar prova të mjaftueshme se Ajola Xoxa për katër vite ka bërë blerje online duke shpenzuar plot 867 milionë lekë për bizhu dhe veshje. E pikërisht këto shpenzime nuk janë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë së Tiranës dhe personave lidhur me të./Versus.al

 

Poll