AKTUALITET /

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas! Suel Çela dha urdhrin, snajperisti e qëlloi, por diçka i doli jashtë planit

Shkruar nga Versus
Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas! Suel Çela dha urdhrin,
Snajperisti Prekë Kodra dhe shënjestra Ardian Çapja

Ndër ngjarjet e zbardhura nga SPAK pas goditjes së grupit të Suel Çelës ka qenë edhe atentati i mbetur në tentativë ndaj Ardian Çapjas në 8 qershor të 2020-ës në Elbasan ku ndaj tij u qëllua me snajper nga një largësi prej 346 metrash.

Mësohet se ka qenë Suel Çela ai që ka bërë porositjen e vrasjes dhe për të kryer krimin, ka kontaktuar snajperistin Prekë Kodra, emri i të cilit ka dalë në emailet e hakerave iranianë si personi që kishte planifikuar të vriste kryeministrin Albin Kurti.

Duke përdorur një snajper “Sako TRG M10.338 Lapua Magnum” me gjuajtje deri në 800 metër distance, autori ishte pozicionuar në Kodrën e Krastës.

Rrjedha e ngjarjes ku mbeti i plagosur rëndë Ardian Çapja

Më 8 qershor, kur Çapja ishte duke u larguar nga banesa drejt biznesit të tij, është qëlluar me snapjer teksa ndodhej në një rrugicë. Kjo bëri që të rrëzohej dhe Prekë Kodra humbi objektivin e atentatit. Para grupit hetimor, Çapja u përpoq të fshihte ngjarjen duke thënë se ishte rrëzuar dhe vrarë në banesë.

Ndërsa Prekë Kodra u largua nga vendngjarja dhe dogji mjetin bashkë me armën në një zonë të pyllëzuar në periferi të Elbasanit. Vetëm pas 4 vitesh fale përgjimeve të Sky Ecc, është bërë e mundur zbulimi i vrasësit.

Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv. Atentatet ndaj tij janë lidhur me  përplasjet e vjetra ku në shënjestër janë Çapajt. Aktualisht Çapja ndodhet në burgun e Elbasanit ku po vuan dënimin e përjetshëm për 2 vrasje të kryera në vitin 2012. Versus.al

Poll