AKTUALITET /

Zbulohet arsenal armësh në Athinë! Dyshohet si i përfshirë shqiptari nga Berati, i dënuar me 53 vite burg

37 vjeçari nga Berati ishte dënuar me 53 vite burg për një sërë veprash penale, por kreu vetëm 8 vite dhe u lirua në 2019-ën, për t’u arrestuar sërish në tetor të këtij viti.

Shkruar nga Versus
Zbulohet arsenal armësh në Athinë! Dyshohet si i
Foto: Policë grekë, arsenal i armëve i zbuluar së fundmi

Greqi- Një arsenal armësh është zbuluar në një banesë të zonës Aharnon të Athinës, ndërsa mediat greke e lidhin ngjarjen me arrestimin e 37 vjeçarit nga Berati, Ermal Meko më datë 2 tetor. Ky i fundit, rezultonte të kishte precedetë të shumtë penalë në vendin fqinj, ndërsa u arrestua pasi në të njëjtën zonë, iu gjetën 2 granata dhe 58 fishekë, ndërkohë që një prej bashkëpunëtorëve të tij ka mbetur i paidentifikuar.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia greke, në të njëjtën zonë ku u arrestua shqiptari është kryer kontroll i imtësishëm dhe është gjetur arsenal armësh, si konkretisht: 5 mjete shpërthyese të improvizuara, 5 mekanizma ta improvizuara për vonesë kohore, 5 granata, 4459 fishekë, 1 armë zjarri e improvizuar, 25 fishekzjarre, 6 silenciatorë, 3 jelekë antiplumbë, dylbi arme, bajonetë, pjesë armësh, 2 thika, grirëse metalike, 70 krehëra, 8 mbajtëse krehërash.

Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse ky arsenal armësh mbahej në atë zonë për shitje apo qëllimi ishte përdorimi nga ana e autorëve të cilët i zotëronin ato.

Në detajet e publikuara për 37 vjeçarin Ermal Meko, mësohet se në vitin 2011 ishte arrestuar për një sërë akuzash shumë të rënda, përfshirë edhe goditje me armë ndaj policisë dhe grabitje e trafik droge. Ai u dënua me 53 vite burg, por kreu vetëm 8 vite dhe më pas u lirua në 2019-ën për t’u riatdhesuar në Shqipëri. Pavarësisht kësaj, shqiptari u rikthye në Greqi me të njëjtin emër por me mbiemër të ndryshuar dhe së fundmi ka rënë sërish në prangat e policisë. Versus.al

Poll