
Një grua e moshuar në fshatin Progër të Devollit ka humbur kontaktet me familjarët e saj dhe rezulton e zhdukur prej 12 orësh.
76-vjeçarja e humbur është Flora Hoxha, mësohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia dhe forcat e ushtrisë, kanë nisur kërkimet në fshatin ku ajo banonte, autoritetet kanë kërkuar ndihmën e banorëve për çdo informacion të mundshëm që mund të çoj në gjetjen e saj.
Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut është duke vijuar kërkimet për gjetjen e saj, në terren janë angazhuar 15 efektivë dhe 1 mjet i kalueshmërisë së lartë.
Përmbytjet masive kanë shkaktuar dëme të shumta në fshatin Progër. Autoritetet dyshojnë se Flora Hoxha mund të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të përroit, ose të jetë mbytur në të./Versus.al
