Tiranë- Një azil privat në rrugën “Ali Visha” është përfshirë nga flakët gjatë natës duke lënë të lënduar tre të moshuar.
Këta të fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht të gjithë raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën. Shkak për zjarrin në azil, dyshohet të ketë qenë një batanije elektrike.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e detajeve të rastit. Versus.al







