AKTUALITET /

Zjarr i madh në Lushnje, digjen hektarë të shumtë me pisha

Sipas raportimeve zjarri ka rënë në masivin pyjor të pishave në Lekaj njësia administrative Hysgjokaj.

Shkruar nga Versus

Zjarr i madh në Lushnje, digjen hektarë të shumtë me pisha

Një situata e rënduar paraqitet në zonën e Lushnjës për shkak të një vatre të madhe zjarri që po djeg çdo gjë që gjen përpara.

Sipas raportimeve zjarri ka rënë në masivin pyjor të pishave në Lekaj njësia administrative Hysgjokaj.

Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje, por zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës, teksa ndërhyrja është e vështirë si pasojë e terrenit të thyer.

Poll