AKTUALITET /

Zjarr në pallat, asfiksohen gjashtë persona banorë në Durrës

Një pallat në lagjen numër 7 në Durrës është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.

Shkruar nga Versus
Zjarr në pallat, asfiksohen gjashtë persona banorë në

Një pallat në lagjen numër 7 në Durrës është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.

Nga informacionet paraprake, deri më tani raportohet se gjashtë persona kanë pësuar asfiksi nga tymi dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. 

Zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati te vendi që njihet si Çezma e Ferrës. Shkak i flakëve të zjarrin ishin pajisjet elektrike ndërsa në banesë kanë qenë dy të moshuara.Njëra ka mundur të dalë vetë nga banesa kurse tjetra me ndihmën e zjarrfikëseve.

Orenditë brenda banesës dhe sendet shtëpiake janë djegur.

Tags:

zjarr durres

Poll