Gjirokastër- Një zonë pranë një biznesi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin jugor.
Dyshohet se flakët që kanë përfshirë zonën pranë biznesit në pronësi të L.B ku shiten materiale ndërtime, kanë qenë të qëllimshme.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin që po përhapej me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Fatmirësisht tani flakët janë shuar dhe ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve që mund të fshihen pas këtij akti. Versus.al







