
Gjirokastër- Në Dropull dhe Finiq, ka disa vatra zjarri të cilët vijojnë të jenë aktive duke rrezikuar shkrumbimin e sipërfaqeve pyjore rreth zonës.
Për pasojë, në ndihmë të forcave të zjarrfikësve, kanë ardhur dy avionë nga Greqia që kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ndërhyrja është bërë nga dy avionë “Canadair”.
Flakët vijojnë prej ditësh në Finiq dhe Dropull, ndërsa ka një person të arrestuar si shkaktar të zjarrit fillestar që më pas u përhap duke rrezikuar edhe banesa.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi falenderoi edhe qeverinë italiane dhe kroate për gatishmërinë e tyre për të sjellë mjete ajrore në ndihmë të përpjekjeve për shuarjen e flakëve.
“Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrëfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje.
Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate”- shkruan Peleshi në facebook.Versus.al







