AKTUALITET /

Pjesë e mafias ballkanike, arrestohet në Portugali Arben Kaçorri, kunati i Ervis Martinajt

Kaçorri jetonte një pallat luksoz në qendër të kryeqytetit portugez, Lisbonë.

Shkruar nga Versus
Pjesë e mafias ballkanike, arrestohet në Portugali Arben
Arben Kaçorri, Ervis Martinaj

Arben Kaçorri i konsideruar si një prej emrave kryesorë të mafias ballkanike, i cili jetonte prej 11 vitesh në Lisbonë është arrestuar nga policia portugeze. Lajmin e bëjnë me dije mediat portugeze ku shkruhet se Kaçorri ishte i dënuar në Itali me 22 vite burg për vrasje, por jetoi në Portugali pa u arrestuar asnjëherë për veprimtarinë e tij kriminale. Në të njëjtën ndërtesë, vetëm një kat më lartë jetonte portugezi Leddy Gouveia, 48 vjeçari i njohur si një prej krerëve të mafias marokene por që vepron kryesisht në Holandë.

Të dy akuzohen se kanë drejtuar trafikun ndërkombëtar të drogës që kalonte në Portugali dhe Holandë. Arrestimi i tyre u krye në të njëjtën kohë. Trafiku i drogës kishte si epiqendër portet e Roterdamit dhe Antuerpen në Belgjikë.

Ndryshe nga ai i Icaros, emri i Arben Kaçorrit cilësohet si i panjohur nga mediat portugeze. I konsideruar si “shumë i rrezikshëm”, ai jetoi në qetësi dhe luks në kryeqytetin portugez. Kaçorri rezulton të jetë kunati i Ervis Martinajt, ish-bosit të lojërave të fatit i cili mbetet i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.

52 vjeçari Kaçorri njihet për përfshirjen e tij në organizatën kriminale të mafias ballkanike, ku përmedet edhe vëllai i tij Valentino.

Në maj të vitit 2009, ai u dënua në Itali me 21 vjet e tetë muaj burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Fatmir Kala, në Firence, si dhe për armëmbajtje pa leje. Dënimi u bë i parevokueshëm në tetor 2010, pasi ankesa e tij (e fundit) u refuzua. Autoritetet italiane, megjithatë, nuk arritën kurrë ta lokalizonin Kaçorrin në mënyrë që ai të vuante dënimin.

Pritet që pas arrestimit, të bëhet ekstradimi i Kaçorrit drejt Italisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, me urdhër të GJKKO, SPAK konfiskoi 15 pasuri të Arben Kaçorrit, kunatit të Ervis Martinajt. Në listën e pasurive të sekuestruara garazhe, apartamente, lokale dhe automjete që dyshohet se vinin nga veprimtaria kriminale e Kaçorrit. Versus.al

Poll