Disa nga ish-banorë të Big Brother Vip ishin të ftuar brenda shtëpisë për të festuar ditëlindjen, e një prej finalistëve Meriton Mjekiqi.
Dhe nuk kishte si të mungonte dhe e dashura e tij gazetarja Ilnisa Agolli.
Por teksa mbrëmjen e së enjtes, Ilnisa po largohej nga shtëpia pas festës, Meritoni iu drejtua duke thënë që e premtja është nata e fundit që do të flejë vetëm, pasi pas finales do të qëndojnë së bashku.
Kurse Ilnisa u shpreh se këtë herë nuk do t’i duhet më as jorgani për t’u fshehur nga kamerat.
“Edhe nesër do të flesh vetëm. Pastaj do të flemë bashkë”, u shpreh Meritoni, ndërsa Ilnisa iu përgjigj: “S’kemi nevojë edhe për jorgan tani. Të dua shumë”.
Dyshja nisën romancën brenda shtëpisë së BBV dhe kanë shprehur dëshirën e tyre për të krijuar familje së bashku.
View this post on Instagram







