BOTA /

Breshëri tërmetësh tronditin Greqinë orët e fundit, çfarë po ndodh në shtetin fqiinj?

Dy tërmete me magnitudë mbi 4 ballë të shkallës Rihter kanë “tronditur” zonën pasditen e sotme

Shkruar nga Versus

Breshëri tërmetësh tronditin Greqinë orët e fundit,

Aktiviteti sizmik ka qenë intesiv orët e fundit në shtetin fqinj, Greqi, pasi dhjetëra mikrotërmete janë regjistruar në Santorini, Amorgos dhe ishujt përreth.

Tërmeti i fundit i regjistruar ka qenë në zonën detare të Amorgos me një magnitudë 4.3 ballë të shkallës rihter. Pas këtij tërmeti është regjistruar sërish një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 ballë.

Gjatë paradites Insituti Gjeodinamik i shtetit fqinj ka regjistruar një tjetër tërmet më të vogël, me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter. Lëkundjet u regjistruan 25 km në veri-veriperëndim të Anafit, me thellësi fokale 15 km.

Breshëri tërmetesh në ishullin Cyclades

Në këtë ishull aktiviteti postsizmik është intensiv, me lëkundje të dobëta që variojnë ndërmjet 2-3 të shkallës Rihter.

Breshëri tërmetësh tronditin Greqinë orët e fundit,

Tërmeti me magnitudë 3.1 Rihter, ka ndodhur 18 km jug-juglindje të Arkesinit, Amorgos.

Të shtunën në mëngjes , tërmete të dobëta ranë brenda pak minutash nga njëri-tjetri në Amorgos dhe Santorini.

Sizmologu grek Gerasimos Papadopoulos në një postim në Facebook shkruan se me rritjen e magnitudave rritet dhe rreziku sizmik.

" Shpërthim sizmik në Santorini-Amorgos. Dhe një rritje e re e magnitudave sizmike me 4.1 një moment më parë. Me rritjen e magnitudave rritet edhe rreziku sizmik. Mekanizmi i gjenezës i sapo publikuar nga Instituti Gjeodinamik është në përputhje me pikëpamjen se tërmetet janë tektonike, jo vullkanike ‘ shkruan sizmiologu në postimin e tij./Versus.al

 

 

Poll