BOTA /

Tërmetet në Santorini/ Paralajmërimi i frikshëm i profesorit turk: Tre nga katër treguesit e një shpërthimi vullkanik kanë ndodhur në ishull

“Nëse shpërthimi shoqërohet me një tërmet, tërmetet mund të krijojnë valë rrëshqitëse që do të preknin ishujt e Egjeut, Peloponezin, Kretën dhe zonën bregdetare të gadishullit Teke të Turqisë”, thotë Dr. Ovgun Ahmet Ercan,

Shkruar nga Versus

Tërmetet në Santorini/ Paralajmërimi i frikshëm i profesorit

Profesori turk i Gjeofizikës, Dr. Ovgun Ahmet Ercan në një status të tij në rrjetin social X ka folur për breshërinë e tërmeteve që po nodh në ishullin grek Santorini.

“Ka disa ditë që në detin Egje në ishullin Santorini po ndodhin tërmete të vogla dhe lëkundje me përmasa 4.8 të shkallës Rihter. Thellësia fokale e tërmeteve dhe sizmiciteti varion midis 1 dhe 5 kilometra, gjë që sugjeron se dridhjet e tokës janë me origjinë vullkanike. Para shpërthimit të lidhur me magmën, një rritje e presionit prej 250 bar, me origjinë nga dhoma e magmës, dëshiron të depërtojë në koren e tokës dhe të shpërthejë me një temperaturë prej 2200 gradë Celsius”, shkruan Dr. Ovgun Ahmet Ercan në statusin e tij.

“Nëse një lavë silikate shpërthen, ajo gjithashtu mund të çojë në bomba vullkanike. Nëse shpërthimi shoqërohet nga një tërmet, tërmetet rreth M5 dhe M7 mund të prodhojnë valë rrëshqitëse. Këto valë mund të prekin ishujt e Egjeut , Peloponezin , Kretën dhe zonën bregdetare të Gadishullit Teqe të Turqisë.

"Vendbanimet në Santorini dhe ishujt përreth duhet të evakuohen dhe transporti detar dhe peshkimi duhet të kufizohen." shton me tej profesori turk i gjeofizikës.

Në një postim tjetër profesori turk shpjegon 4 fenomenet e vërejtura nga një shpërthim vullkanik, 3 prej të cilave kanë ndodhur edhe në Santorini. 

Në Gjeofizikë ka 4 simptoma të shpërthimeve vullkanike.

1. Tërmet i cekët dhe stuhi sizmike

2. Shpërthime gazi

3. Zhurmat nga toka

4. Ënjtje e tokës

Tre prej tyre kanë ndodhur në Santorini. Megjithatë, edhe nëse këto simptoma janë të pranishme, shpërthimi mund të mos ndodhë. 

Ndonjëherë mund të shtyhet për një javë, një vit ose dhe nuk mund të ndodhin. Santorini shpërtheu për herë të fundit midis shekullit të 16-të dhe 1600 para Krishtit. Simptoma të ngjashme gjeofizike vërehen dhe në Tenturek dhe malin Ararat në Turqi”.  shkruan profesori turk. 

Versus.al

Poll