
Një kamariere 24-vjeçare është identifikuar si personi që mbante fishekzjarrët që shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e natës në Crans-Montana në natën e Vitit të Ri 2026.
Videot që u bënë publike kanë kapur momentin kur tavani i barit u përfshi nga fishekzjarrët kur ato prekën izolimin që ishte instaluar.
Cyane Panine, e cila humbi jetën natën fatale në barin Le Constellation , u identifikua nga pronarët e biznesit, sipas procesverbaleve të marrjes në pyetje të cituara nga gazeta zvicerane Tages-Anzeiger.
Sipas të njëjtit burim , pronarja e biznesit, Jessica Moretti, i kishte kërkuar kamarieres së re të "gjallëronte atmosferën" në bar në orët e para të 1 janarit.
Kjo, siç raporton Daily Mail, përfshinte kamarieret që vendosnin fishekzjarrë në shishet e shampanjës dhe disa prej tyre ngjiteshin mbi supet e kolegëve të tyre.
Sipas çështjes gjyqësore, Cyane vdiq nga asfiksia në një grumbull njerëzish që përpiqeshin të largoheshin pas një dere të mbyllur.
Siç e përshkroi pronari 49-vjeçar i biznesit në dëshminë e tij, kur hapi derën e bodrumit e gjeti 24-vjeçaren e cila kishte ndërruar jetë, të rrethuar nga "një grumbull trupash".
Duke folur për Cyane, 49-vjeçari tha se ajo ishte e dashura e një miku të ngushtë të familjes i cili e kishte “rritur sikur të ishte fëmija i tyre”.
Ai tha se ai dhe i dashuri i 24-vjeçares “u përpoqën ta ringjallnin për më shumë se një orë në rrugë pranë barit, derisa shërbimet e urgjencës na thanë se ishte tepër vonë”.
"Çfarëdo që të zbulojë hetimi, vajza ndoqi udhëzimet e punëdhënësve të saj. Ajo bëri atë që i kërkoi drejtori ekzekutiv. Kjo nuk ishte e pazakontë. Kjo punonjëse e re nuk mban asnjë përgjegjësi", thanë avokatët e familjes së 24-vjeçares në një deklaratë./Versus.al

